Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një intervistë për agjencinë “Evropa”, gjatë vizitës së tij në Bruksel, ka thënë se pret që konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në të mbahet në muajin dhjetor.
“Konferenca e parë ndërqeveritare është me rëndësi të madhe, ajo nënkupton operacionalizim të konsensusit politik të arritur në mars nga 27 vendet anëtare, për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Konferenca do të duhej të mbahej në dhjetor. Do të thotë se mund të fillojmë me përgatitjen e kushteve për hapjen e kapitullit të parë”, tha Osmani.
Ai shtoi se vendi është i shqetësuar nga tentimet për bilateralizimin e kornizës negociuese nga ana e disa vendeve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Plani ynë nuk është që të kemi rrugë të shkurt drejt BE-së, por përgatitje të plotë për përmbushjen e kushteve. Ajo që na shqetëson janë tentimet për bilateralizimin e kornizës negociuese, tentimet që të përdoret korniza si platformë për të imponuar vendim unilateral për problemet bilaterale, për të cilat ekzistojnë platforma alternative, e ato janë marrëveshjet që i kemi me fqinjët tanë”, tha Osmani.
I pyetur për problemin me Bullgarinë, Osmani tha se Shkupi dhe Sofja në tre vitet e fundit kanë arritur përparim në bashkëpunimin politik dhe ekonomik, që sipas tij është pjesë e marrëveshjes.
Megjithatë, ai shtoi se çështjet që lidhen me identitetin janë të papranueshme për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
The post Osmani: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në në dhjetor appeared first on Telegrafi.