Ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sot pritet ta finalizojnë tekstin e Protokollit dypalësh, dokument që të dyja vendet ende nuk e kanë nënshkruar.

Ministri Bujar Osmani, tha se do të zhvillojë një takim online me kolegen e tij bullgare Teodora Gençovska, për ta saktësuar tekstin në pjesën për ndryshimet kushtetuese.

Ky Protokoll, i cili përcakton zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, nuk është përfshirë në kornizën e negociatave, por mbulon çështjet e historisë, gjuhën e urrejtjes dhe rehabilitimin e viktimave të komunizmit.

Osmani bëri të ditur se Protokolli do të nënshkruhet në seancën e Komisionit Ndërqeveritar me Bullgarinë në të njëjtën ditë, kur Brukseli do të miratojë kornizën negociuese për vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani – Gençovska, sot pritet të finalizohet teksti i Protokollit për historinë appeared first on Telegrafi.