Osmani: Franca mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Francë është takuar me Isabelle Dumont, Këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Në një postim në Facebook, Osmani thotë se Franca dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur perspektivat evropiane në rrugëtim të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Franca dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur perspektivat evropiane në rrugëtim të përbashkët, duke krijuar bazë për Evropë më stabile, më efikase dhe më të sigurt. Për ne është shumë e rëndësishme që Franca e përkrahë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde qartazi të vendosura pa humbur kohë”.

“Bashkëpunimi i përforcuar ekonomik dhe bilateral, si dhe aleanca në NATO janë standarde shtesë për të cilat i drejtohemi njëri tjetrit për përkrahje dhe bashkëpunim”, ka shkruar Osmani.

Advertisement

The post Osmani: Franca mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy