Osmani: Draft versioni i kornizës së bisedimeve të BE-së do të publikohet më 9 ose 10 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Korniza negociuese e BE-së, si një draft version, do të shpallet më 9 ose 10 qershor, së bashku me raportin e shkurtër për reforma, njoftoi zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani nga Shtipi, duke theksuar se arritja e një konsensusi në datën e zgjedhjeve nuk do të ndikojë në kornizën e negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani theksoi se pasi Komisioni Evropian të publikojë draftin e Kornizës së negociatave, vendet anëtare do të paraqesin pozicionet e tyre kombëtare dhe në fund do të përpiqen të arrijnë një konsensus.

“Pres dhe shpresoj që ky propozim të jetë neutral, për sa i përket pozicioneve të shteteve të ndryshme anëtare, por do të bazohet më shumë në parimet e funksionimit të BE-së. Unë pres që, pasi të shpallet, secili vend, përfshirë Bullgarinë, do të përpiqet të imponojë pozicionin e tij kombëtar. Por ne jemi duke koordinuar, ne kemi përcaktuar pozicionet tona shtetërore, çfarë do të donim dhe cili është versioni më i mirë. Si vend kandidat, ne nuk jemi në gjendje të ndikojmë në kornizën e bisedimeve, por do të lobojmë dhe punojmë”, tha Osmani./Telegrafi/

The post Osmani: Draft versioni i kornizës së bisedimeve të BE-së do të publikohet më 9 ose 10 qershor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy