Osmani dhe Silva bisedojnë për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me kërkesë të tij, realizoi video takim me Augusto Santos Silva, ministër i Punëve të Jashtme i Portugalisë, vend kryesues me Këshillin e BE-së, ku krahas marrëdhënieve bilaterale, temë e bisedës ishte edhe dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, fokusi ishte vendosur në suazat e kryesimit portugez të rrumbullakësohet vendimi i Këshillit të BE-së për fillim të negociatave me vendin në mars të vitit të kaluar.

Ministri Osmani, ceket, e mirëpriti vendosmërinë dhe angazhimin e vazhdueshëm të kryesimit portugez me Këshillin e Bashkimit Evropian për agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

The post Osmani dhe Silva bisedojnë për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy