Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, i cili mbahet në Antalia, Turqi, njoftojnë nga MPJ.

Ministrat u dakorduan se të dyja vendet kultivojnë miqësi të kamotshme, e këtë vit kur shënohen 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, jubileu jep mundësi për të shikuar mbrapa dhe për t’i përmbledhur rezultatet e deritanishme.

Pjesë e pashmangshme e bisedës, thonë nga MPJ, ishte situata në Ukrainë dhe agresioni i Federatës Ruse, me çka, Osmani theksoi se i vlerëson lartë përpjekjet e Ministrit Çavusoglu në ndërmjetësimin mes këtyre dy vendeve, me qëllim zgjidhjen e krizës ushtarake. Si aleatë të NATO-s ne jemi fuqishëm, të vendosur dhe të bashkuar rreth kësaj çështjeje, konkluduan të dy Ministrat.

“Rëndësi më të madhe ka ndërprerja e vuajtjeve të njerëzve në Ukrainë. Si anëtare e Treshes së OSBE-së, ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë në çdo mënyrë për të ndihmuar”, theksoi Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në takim, vëmendje e posaçme iu kushtua bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë ekonomik mes dy vendeve, me ç’rast Ministrat u zotuan për aktivitete që do të kontribuojnë në thellimin e lidhjeve biznesore dhe tregtare, teksa Turqia si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në vend është në interesin tonë të veçantë./Telegrafi/

The post Osmani-Çavusoglu: Si aletë të NATO-s jemi të vendosur dhe bashkuar për çështjen e Ukrainës appeared first on Telegrafi.