Osmani bisedë telefonike me Kuleban: Maqedonia e Veriut shpreh mbështetje të fortë për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Duke i shprehur urime të sinqerta me rastin e Ditës Kombëtare, Ministri Osmani shprehu mbështetje për luftën e popullit ukrainas, e cila, siç tha, “paraqet luftë për vlerat tona të përbashkëta bashkëkohore dhe demokratike, si dhe mbrojtje të rendit ndërkombëtar”.

“Maqedonia e Veriut, në këto kohë të vështira për sigurinë ukrainase dhe evropiane, shpreh mbështetje të fortë për Ukrainën dhe solidaritet me popullin ukrainas në luftën e tyre për kthimin e paqes dhe tejkalimin e pasojave të agresionit rus. Ukrainasit, duke e mbrojtur atdheun e tyre, luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre, por edhe për lirinë e gjithë botës demokratike dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, theksoi Osmani.

Edhe në këtë rast, Osmani e rikonfirmoi mbështetjen tone të fuqishme dhe të pakompromis për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe dënoi ashpër invazionin ushtarak rus, i cili paraqet shkelje të rëndë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe përpjekje për të minuar themelet e sigurisë dhe stabilitetin evropian dhe global. Në këtë kontekst, theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e Aleancës së NATO-s, ka ndërmarrë një sërë hapash dhe masash në përgjigje të veprimeve ushtarake ruse.

Advertisement

Gjatë bisedës u diskutua edhe për perspektivat evropiane të të dyja vendeve, veçanërisht në aspektin e implikimeve të sigurisë për kontinentin evropian, por edhe më gjerë, në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik.

The post Osmani bisedë telefonike me Kuleban: Maqedonia e Veriut shpreh mbështetje të fortë për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy