Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “ClickPlus” në TV21 tha se BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se një parti tjetër.

Ai deklaroi se partia e tij nuk e do me çdo kusht qeverinë dhe se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen përveç se si fitues.

“Shihni, 1 votë më pak se çdo parti tjetër politike, nga sot firmos në emër të BDI-së, në emër të Ali Ahmetit si zëdhënës i saj, si nënkryetar, se BDI-ja do të nënshkruajë që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë nën çdo kusht. Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen ndryshe në Qeveri përveçse si fitues”, tha Osmani.

The post Osmani: BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse ka një votë më pak se ndonjë parti tjetër appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";