Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Singaporit, Vivian Balakrishnan, në margjinat e Asamblesë së 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia reciproke nga zhvillimi i deritanishëm i bashkëpunimit shumëpalësh, me fokus të veçantë në Kombet e Bashkuara.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se organizimi i takimeve në nivelin e lartë dhe më të lartë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve të ndërsjella dhe do të hapë mundësi të reja për avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sferën e ekonomisë dhe investimeve.

Njëherit, në takim u diskutua edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani-Balakrishnan: Maqedonia e Veriut dhe Singapori do të bashkëpunojnë në sferën ekonomisë dhe investimeve appeared first on Telegrafi.