Osmani: Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Para mikrofonave shtetëror nuk përgjigjem në çështje partiake, por Ali Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar”, ka thënë sot ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me rastin e ndërrimit të resorëve.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nesër duhet të dëshmojë në Gjykatën speciale në Kosovë.

Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Ahmeti do të shkojë në Prishtinë të dëshmojë për rolin e tij në UÇK.

Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar që Ahmeti të jetë dy ditë në dispozicion për të dëshmuar.

Advertisement

Lideri i BDI-së, Ahmeti muajin e kaluar në profilin e tij në Fejsjbuk njoftoi se me ftesë të Gjykatës speciale me seli në Hagë që heton krimet gjatë luftës së Kosovës do të paraqitet si dëshmitar dhe si një nga themeluesit e UÇK-së.

The post Osmani: Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy