Organizata Shëndetësore Botërore gjatë vitit 2020 në Maqedoni ka dhuruar pajisje mbrojtëse, set laboratorësh dhe pajisje mjekësore në vlerë prej 1.049.902 milionë dollarë.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këto donacione kanë qenë për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë e virusit COVID-19.
Në pjesën e pajisjeve mjekësore përmes Fondit Gjerman për coronavirus, janë dhuruar respiratorë dhe pulsoksimetri për Covid Qendrat që mundësoi mjekim dhe trajtim të të sëmurëve nga coronavirusi.
“Të gjitha pajisjet e dhuruara janë sipasa standardeve për siguri dhe cilësi të OSHB-së dhe është shpërndarë nëpër qendrat mjekësore në vend”, thuhet në fund të njoftimit të MSH-së./Telegrafi/
The post OSHB sivjet ndihmoi Maqedoninë me pajsije mjekësore në vlerë prej një milion dollarë appeared first on Telegrafi.