
Thirrje për informimi për krijimin e një Komisioni të posaçëm të vlerësimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut publikoi sot OSBE-ODIHR, dhe kërkoi nga ata që do të paraqiten të jenë në dispozicion që nga 19 qershori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin në faqen zyrtare të OSBE-ODIHR thuhet se thirrja vjen pas ftesës për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik 2020.
Vendosja me kohë e një misioni vëzhgues është një nga kushtet e deklaruar nga partia opozitare OBRM-PDUKM për pjesëmarrje në zgjedhje.
Thirrja e sotme e OSBE-ODIHR do të thotë gjithashtu se nuk do të ketë rifillim të misionit të mëparshëm që u hap pas zgjedhjeve u thirrën për 12 prill, por që do të formohet një mision i ri.
Në thirrje kërkohen kandidatë për shtatë pozicione: kryetar i misionit, nënkryetar, analist politik, analist i zgjedhjeve, analisti i regjistrimit të votuesve, analisti ligjor dhe analisti i mediave./Telegrafi/
The post OSBE-ODIHR formon komision të ri deri më 19 qershor për zgjedhjet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.