Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e OSBE-së mbetet në rekomandimin e vitit 2017 në lidhje me pragun zgjedhor për listat e pavarura. Sipas tyre, 1 për qindi është në pajtim me praktikat e mira ndërkombëtare.
Në pyetjen e “360 gradë” se si i komentojnë propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku parashihet pragu për listat e pavarura të jetë 2 për qind nga trupi i përgjithshëm i votuesve në komunë, zëdhënësja e OSBE-ODIHR tha ODHIR rekomandon që pragu të jetë 1%/
“ODIHR me të vërtetë dha rekomandim për standardizim të nevojit të nënshkrimeve për kandidatë të pavarur deri në 1 për qind nga votuesit e përgjithshëm. Siç e thamë edhe atëherë, kjo është në pajtim me praktiën e mirë ndërkombëtare”, tha Katia Andrush.
Ajo tha se po ndjekin diskutimet për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe janë të gatshëm të shqyrtojnë çdo propozim./Telegrafi/
The post OSBE-ODIHR: 1 për qind për listat e pavarura është në pajtim me praktikat e mira ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.