“Vendimet e politizuara me transparencë dhe cilësi të pamjaftueshme shkatërrojnë besimin tek gjyqësori. Nevojitet një gjyqësor i hapur dhe transparent në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë besim në sistemin gjyqësor të Maqedonisë dhe rastet të zgjidhen pa dallim dhe në procedura të drejta”, thekson misioni i OSBE-së në vend.

“Besimi i ulët i qytetarëve në të gjitha institucionet është konstatim i përgjithshëm dhe kancer në gjyqësor”, thotë kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, gjyqtari Saiti. Por ai nuk mendon se një besim i tillë është rezultat i vendimeve të këqija, por i inxhinierisë së mirë politike.

“Subjektet e interesit publik janë tregues i besimit publik”, sipas kreut të Gjykatës së Lartë. Sipas Arifit, duke mbrojtur interesin publik, mbrohen edhe të drejtat e qytetarëve.

Për kryetaren e Këshillit Gjyqësor, e cila u konstatua në të gjitha raportet ndërkombëtare, se shkatërron seriozisht besimin në drejtësi pas trazirave të shumta, integriteti është arma më e rëndësishme që do të mund të sjellë drejtësi jo selektive të barabartë për të gjithë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të gjitha sondazheve dhe raporteve ndërkombëtare, autoritetet gjyqësore gëzojnë besimin më të vogël tek qytetarët, në disa sondazhe më pak se 2 për qind. Se gjendja është alarmante është vërejtur edhe nga misioni vlerësues, i cili pas inspektimit të Këshillit Gjyqësor rekomandoi një sërë reformash për të dalë nga situata.

The post OSBE: Nevojitet transparenca për të rivendosur besimin në sistemin gjyqësor të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.