Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua si Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërkaq zëvendëse e kryenegociatorit u emërua Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov.

Në këtë seancë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Është privilegj të punoj për të ardhmen evropiane dhe standardin e jetesës së bashkëqytetarëve të mi krah për krah me partnerët tanë strategjikë. Në seancën e sotme të Qeverisë u emërova si Kryenegociator me Bashkimin Evropian, detyrë që unë e marr me shumë përgjegjësi dhe nder.

Rruga jonë mund të jetë e gjatë, por destinacioni është përfundimtar. Ne jemi BE! “, ka shkruar Murtezani pas emërimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Orhan Murtezani u emërua kryenegociator i RMV-së me BE-në appeared first on Telegrafi.