Organizuan transport të udhëtarëve pa licencë në Kërçovë, kallëzim penal për dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kërçovë ka parashtruar kallëzim penal kundër F.M.(41) dhe D.S.(47) nga Kërçova dhe një objekti juridik në pronësi të D.S. për shkak se dyshohen se kanë kryer veprën penale “organizim të transportit publik pa poseduar licencë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 09.11.2021 në ora 21.50, në rrugën magjistrale në fshatin Trapçin Doll nga policët e ZJPK Kërçovë gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e transportuesve të taksive, është kapur vetura taksie “reno megan”, me shofer F.M. se si kryen transport publik të udhëtarëve, në pronësi të personit juridik nga Kërçova, ku është konstatuar se nuk posedon certifikatë nga licenca për kryerjen e transportit komunal të udhëtarëve”, qëndron në njoftim të MPB-së.

The post Organizuan transport të udhëtarëve pa licencë në Kërçovë, kallëzim penal për dy persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy