Organizatorët e ahengjeve vazhdojnë protestën para Qeverisë së RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompanitë e industrisë për organizimin e dasmave dhe ahengjeve protestojnë para qeverisë për të dytën ditë me radhë. Janë të revoltuar, siç thonë, që autoritetet e shohin gjendjen e tyre me përbuzje. Sipas organizatës pa ndihmë shtetërore do të duhet t’i mbyllin ndërmarrjet dhe t’i largojnë punonjësit nga puna.

Një pjesë e kompanive në këtë veprimtari janë me 30 vjet ekzistencë dhe punësojnë mbi 10 mijë persona. Deficiti në këtë industri tejkalon 60 % krahasuar me vitin 2019, si rezultat i krizës ekonomike dhe shëndetësore.

Qeveria është e mendimit se kjo industri është e përfshirë nga pakoja e pestë e masave, përkatësisht janë siguruar një milion euro, fonde të pakthyeshme për organizimin e të paktën 40 ngjarjeve, të cilat presin të angazhohen më shumë se 100 kompani si organizatorë, prodhues dhe qiramarrës të teknikës, por edhe angazhimi i artistëve, muzikantëve, aktorëve, punonjësve të kulturës, fotografëve, kameramanëve, producentëve, teknikëve dhe profesioneve të tjera që zakonisht merren me ose rreth industrisë së ngjarjeve.

“Le të hyjë dikush në lëkurën tonë dhe le ta shohë se si duket të jesh pa të ardhura 14 muaj, të mos fitosh asgjë, të habiteni se si i mbuloni shpenzimet. Nuk janë vetëm pagat e punonjësve që duhet të mbulohen, por kemi shumë kosto të tjera”, tha Maja Babiq, kryetare e shoqatës së industrisë së ngjarjeve.

Advertisement

The post Organizatorët e ahengjeve vazhdojnë protestën para Qeverisë së RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy