Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, më 24 dhjetor i skadon mandati, ndërsa Parlamenti ende nuk ka shpall konkurs për pasuesin e tij. Sipas ligjit për Avokatin e Popullit, Parlamenti duhet të nisë procedurë përmes shpalljes, më së voni tre muaj para përfundimit të mandatit të tanishëm. Se pse ende nuk është shpallur konkursi, apo kur do të hapet – nuk ka përgjigje as shërbimet e Parlamentit.
Në ndërkohë, partitë politike janë të ndara për rolin e Avokatit të Popullit, në atë se është apo jo në nivel të detyrës që ka – “për popullin”.
“Pa marrë parasysh a është partiak apo apartiakë, ai do të jetë i popullit. Edhe të jetë partiak, ai serish do të jetë i popullit. Meritori e di, cili është meritor ai është emër”, thonë në BDI.
Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) janë të mendimit se rolin e një Avokati të pavarur të popullit do e luante një kuadër apartiakë. Por, shtojnë se meqë deri më tani te ne zgjedhja e tij është bërë në bazë të përkatësisë partiak, do të ishte mirë që kësaj radhe ky post ti takojë opozitës.
“Me qenë apartiakë është më meritore, mirëpo tek ne – zgjedhja është bërë me përkatësi politike. Një traditë e tillë ka qenë. Unë mendoj të jetë i opozitës është më mirë. Opozita ka mënyra dhe forma si të veproj, ndërsa qytetarët çdoherë kanë nevojë të mbrohen me opozitën nga veprimet qeveritare”, shprehen nga Aleanca e Shqiptarëve e Ziadin Selës.
Ndërkaq, nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkojnë nga Parlamenti që për këtë funksion të rëndësishëm, të zgjidhet person profesional dhe i pavarur, me qëllim që të mundësohen reforma në punën e këtij institucioni. Ndërkohë, Komiteti i Helsinkit vlerëson se Avokati i Popullit ende nuk arriti t’i plotësojë kriteret e caktuara ndërkombëtare për institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, edhe pse si institucion ekziston që prej para 20 viteve./koha.mk/
The post Opozita shqiptare në Maqedoni kërkon Avokatin e Popullit appeared first on Telegrafi.