Për partitë politike shqiptare, thirrja e kreut të integristëve për kryeministrin e parë shqiptar është e pasinqertë dhe joserioze. Thonë se nuk janë kundër një kryeministri shqiptar, por janë kundër një oferte që Ali Ahmeti ua bën përmes një spoti politik, jo për të unifikuar shqiptarët por për poena politike para zgjedhjeve parlamentare.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është në rënie të lirë, në humbje të vazhdueshme të legjitimitetit dhe mendoj që është një flluskë për shërbim parazgjedhor…Vendi ku diskutohen tema të tilla është tryeza e partive politike parlamentare shqiptare, të cilën BDI në vazhdimësi e ka minuar”, – tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.
Ndërsa nga Lëvizja Besa thonë se ky propozim nuk është i sinqertë.
“Konsiderojmë që propozimi nuk është i sinqertë. Nuk ka të bëjë aspak me unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkundrazi ka të bëjë vetëm me përfitim të poenave politike nga ana e BDI-së dhe për të defokusuar opinionin nga dështimet 18 vjeçare të cilat BDI i ka në bagazhin e vetë”, u shpreh Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Nga Alternativa thonë se fillimisht duhet angazhim në ekonomi.
“Para se të mendojmë për kryeministër shqiptar ne duhet të angazhohemi që të kemi një shtet të barabartë në aspekt ekonomik, social e kulturor, të zhvilluar. Mendoj se postet janë simbolike, ndërsa përmbajtja është thelbësore”, deklaroi Faton Fazliu, Alternativa.
PDSH nuk komentoi me arsyetimin se lideri i saj, Menduh Thaçi do të flet për çështjen ditëve në vijim. Në fakt, ishte Thaçi ai që e lancoi idenë për kryeministër shqiptar në vitin 2014 kur iu kërkoi qytetarëve ta votonin atë për kryeministër për që ishte refuzuar nga BDI-ja. Kjo parti refuzoi edhe kërkesën e Aleancën për Shqiptarët për mbështetjen e kandidatit të saj për president në zgjedhjet e vitit 2019 Blerim Reka duke i dhënë mbështetje kandidatit të përbashkët me LSDM-në, Stevo Pendarovski.
The post Opozita shqiptare: Ideja e Ali Ahmetit, flluskë parazgjedhore appeared first on Telegrafi.