Vetëm opozita shqiptare ASH-AAA kërkon vazhdimin e afatit për regjistrimin e popullsisë. Nga ky subjekt thonë se këtë gjë e kërkon nevoja që regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave të përfundojë me sukses. Opozita shqiptare dyshon se pushteti është duke përgatitur falsifikim të rezultatit.

“Dy ditë më parë kërkuam shtyrje për 10 ditë të afatit dhe përsëri ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq refuzoi publikisht një mundësi të tillë. Kjo vetëm konfirmon paralajmërimet tona se pushteti aktual po përgatit falsifikim të rezultatit të regjistrimit”, thonë nga ASH-AAA.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se pas zgjedhjeve do të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi mbi paaftësinë e Qeverisë për ta çuar deri në fund procesin e regjistrimit.

“Me regjistrimin dhe gjendjen ku ndodhet tani do të merremi pas zgjedhjeve kur do të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi nga pushteti. Çfarë ka prioritet, seancë për përgjegjësinë e 14 viktimave në Tetovë apo seancë në të cilën do të mbulohet paaftësia e pushtetit?”, pyesin nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Zoran Zaev duke mos dashur të komentojë ngecjet në proces, në mënyrë indirekte fajin për dështimin e mundshëm të procesit e hedh tek personat që kanë refuzuar të regjistrohen. Sipas tij, për një veprim të tillë do të ketë sanksione.

“Informacioni i fundit që e kam marrë nga ministri i Drejtësisë është e deri më 30 shtator pra sot do të kompletohet regjistrimi. Për ata që mbeten jashtë regjistrimit Enti Statistikave do të tregon mbi cilat të dhëna do t’i siguron. Me siguri do të kemi mungesë të informacioneve për një përqindje të vogël, gjysmë përqindje ose promil i përgjigjeve që i marrin regjistruesit. Vetë letërnjoftimi i jep të gjitha përgjigjet për regjistrimin i cili duhet të mbaron me sukses si operacion i rëndësishëm statistikor për shtetin”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

BDI shprehet e gatshme për ta ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për shtetësi derisa ka një nismë të tillë.

“Varet prej vlerësimit të Entit për Statistikë. Nëse ata vlerësojnë se edhe disa ditë shtesë do të kompletojnë regjistrimin si proces tejet të rëndësishëm për vendin tonë, ne do të japim mbështetje”, thonë nga BDI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ditë më parë deklaroi se në rast se kërkohet shtyrja e afateve të regjistrimit, Kuvendi mund të thërrasë seancë urgjente. Regjistrimi i popullsisë ishte paraparë në prill të këtij viti, por u shty për më 5 shtator me kërkesë të opozitës për shkak të rrethanave me pandeminë./Alsat/

The post Opozita kërkon vazhdimin e afatit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.