“One Hospital”, spitali i parë privat në Tetovë, vë në funksion maternitetin e parë privat!
Spitali i përgjithshëm One Hospital në Tetovë zgjeron kapacitetin e tij me hapjen e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, i cili tashmë ka shkruajtur historinë e qytetit të Tetovës dhe ka ofruar për qytetarët e rajonit të Pollogut spitalin e parë privat të martenitetit.
Ofron kushtet e nivelit më të lartë dhe mundësitë më të reja për monitorimin dhe ndërprerjen e shtatzënisë (lindjen) në një institucion të vetëm, me një ekip me përvojë dhe tashmë të provuar, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7.
Kjo nënkupton ekzaminimin gjinekologjik dhe lindjen tuaj të cilat mund të kryhen në çdo kohë dhe në çdo periudhë të ditës ose natës, si dhe gjatë fundjavave.
Bëhet fjalë për një hapësirë moderne, me teknologji dhe pajisje më të fundit që ndjek standardet botërore dhe plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
The post “One Hospital” vë në funksion maternitetin e parë privat appeared first on Telegrafi.