Olive Varhelyi javën e ardhshme viziton Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisari Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, pritet të vizitojë vendet e Ballkanit perëndimor gjatë javës së ardhshme.

Ai pritet të fillojë vizitën duke qëndruar në Serbi të hënën, të martën në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Gjatë vizitave, Varhelyi do të takojë zyrtarët e vendeve të Ballkanit ku do të shqyrtohet përgjigja ndaj pandemisë dhe mbështetja e Bashkimit Evropian në këtë çështje. “Udhëtoj në Ballkan për të transmetuar porosinë e qartë se ne përkujdesemi për partnerët dhe punonjësit shëndetësor dhe kategoritë e lënduara.

Dërgesa e vaksinave konfirmon vazhdimësinë dhe përkushtimin e mbështetjes, gjë që po bëjmë që nga fillimi i pandemisë. Së bashku jemi më të fortë”, tha Varhelyi.

Advertisement

Komisioni Evropian dhe Austria me 20 prill publikuan se do të dërgojnë 651.000 doza vaksina të kompanive Pfhizer dhe Biontek nga fillimi i majit deri në gusht, ato duhet të imunizojnë personelin mjekësor në linjën e parë të luftës kundër virusit dhe grupet e lënduara.

The post Olive Varhelyi javën e ardhshme viziton Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy