Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.
Siç njofton pres-shërbimi qeveritar, kancelarin Scholz dhe delegacionin e tij në pllatonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ceremoni për pritje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Sipas axhendës, pas ceremoninë së pritjes, është parashikuar takim kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, pas çka pason takim dypalësh me anëtarët e dy delegacioneve.
Vizita zyrtare e kancelarit Scholz do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski
Scholz në Shkup vjen pas vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi, në suaza të vizitës dyditore në rajon, ndërkaq pritet të vizitojë edhe Bullgarinë.
The post Olaf Scholz nesër në Shkup, publikohet agjenda e kancelarit gjerman appeared first on Telegrafi.