Sot në Ohër fillon konferenca rajonale “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”.

Konferenca do të zgjasë deri të martën, ndërsa organizatorë janë Departamenti i Diplomacisë Publike të NATO-s, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë Marshall Center – Garmisshpartenkirhen, Kolegji i NATO-s në Romë dhe organizata joqeveritare Marshall Center nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Stabiliteti i Ballkanit dhe roli i vendeve të rajonit dhe çështja e Ukrainës janë temat për të cilat do të debatohet. Në mesin e ligjëruesve do të jenë profesorë nga SHBA, nga Kolegji i NATO-s në Romë, ekspertë dhe diplomatë në fushën e sigurisë nga shtetet e Ballkanit dhe BE-ja.

Sipas paralajmërimit, konferencën pritet ta hapin përfaqësues të NATO-s, ambasadorë, përfaqësues nga trupi diplomatik, si dhe ministra nga vendi dhe rajoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ohër: Konferencë rajonale “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” appeared first on Telegrafi.