Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cilëson vendimin e Komisionit për sigurimin e autopërgjegjësisë si jo përkrahës për mirëqenien e biznesit dhe ekonomisë.

“Shumë biznese duhet të mbështeten në përdorimin e automjeteve për të kryer aktivitetet e tyre, si transporti i mallrave, shërbimeve ose punonjësve. Çmimet më të larta të polisave të sigurimit të makinave mund të kenë efekte më të gjera makroekonomike duke ulur besimin dhe shpenzimet e konsumatorëve, të cilat janë shtytës thelbësor i rritjes ekonomike.

Mjedisi i biznesit bëhet dekurajues për kompanitë vendase si dhe për investimet e huaja, duke lënë pasoja afatgjate, por edhe në kundërshtim me sistemin legjislativ të BE-së, i cili ende i lejon Ministrisë së Financave të vendosë për primet e sigurimit të makinave, gjë që është në kundërshtim me acquis e BE-së.

Me këtë vendim të Komisionit të Autopërgjegjësisë, kufizohen ingirencat e faktorëve të tjerë relevant siç janë kompanitë, me të cilin çmimet e autopërgjegjësisë kontrollohen plotësisht nga shteti”, thonë nga OEMVP./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OEMVP: Vendimi për sigurimin e makinave është i njëanshëm dhe i dëmshëm për biznesin dhe ekonominë në vend appeared first on Telegrafi.