Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore ka njoftuar se ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese kundër Ligjit për solidaritet, që siç thonë nga kjo Odë, është jokushtetues, joparimor dhe destimulues për bizneset
“Vlerësimet tona janë që në këtë rast do të shpërfaqet shteti i së drejtës duke dëshmuar që ky vend është i përshtatshëm për të bërë biznes, dhe se siguria juridike është në nivel më të lartë nga se janë përshtypjet në përgjithësi”.
“OEMVP vazhdon të nxisë zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit, si dhe të stimulojë luftën kundër ekonomisë gri si parakusht për krijim të ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.
Ndryshe, ditë më parë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka formuar lëndë në lidhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit.
The post OEMVP dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për tatimin e solidaritetit appeared first on Telegrafi.