Oda Industriale në Maqedoni kërkon që shteti të subvencionojë faturat e energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda Industriale, konsumatori më i madh i energjisë elektrike në tregun e lirë, kërkon që shteti të subvencionojë faturat e energjisë elektrike nëse ka rritje të çmimit prej 1.000 euro për megavat orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oda e kryesuar nga Trajan Angellovski tashmë ka dërguar rekomandime për anëtarët e saj për uljen e shpenzimeve dhe instalimin e fotovoltaikëve. Nga atje thonë se vendimi i Qeverisë për të kufizuar marzhin tregtar në 10 për qind është i mirë, por jo i mjaftueshëm.

“Theksuam se shteti duhet të përcaktojë një prag deri në të cilin mund të tolerohet një çmim i caktuar, ndërsa mbi atë çmim shteti do të merrte pjesë në subvencionimin e atyre faturave”, thotë Angellovski për “Telma”.

Një problem shtesë për industrinë është se në këtë situatë është e vështirë të bëhen projeksione.

Advertisement

“Ne konsumojmë më së shumti energji elektrike, prandaj mund të ndërpriten disa procese prodhimi, mund të rriten çmimet etj”, shtoi kryetari i Odës Industriale./Telegrafi/

The post Oda Industriale në Maqedoni kërkon që shteti të subvencionojë faturat e energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy