Përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Odës Ekonomike sot do të mbajnë takim pune për propozim vendimet rreth situatës me krizën energjetike.

Delegacionet, të cilat do të udhëhiqen nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe nënkryetari i Odës dhe kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë Koço Angjushev, do të shqyrtojnë gjendjen e fundit me lëvizjen e çmimeve të energjisë elektrike në bursë të cilat arrijnë deri në 500 euro për megavat orë këto ditë dhe që kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe të prerë të bartësve të politikës ekonomike, njoftojnë nga Oda Ekonomike.

Ndryshe, theksojmë se nga Ministria e Ekonomisë dhe jo vetëm, është raportuar se qytetarët këtë vit i pret një dimër i vështirë, shkak për këtë janë çmimet e larta dhe kriza energjetike që pasuan nga konflikti Rusi-Ukrainë.

The post Oda Ekonomike dhe Qeveria e Maqedonisë sot zhvillojnë takim, diskutojnë për krizën energjetike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";