
Oda e Mjekëve mirëpret reagimin me kohë të institucioneve kompetente në vendin tonë, si dhe ndihmën dhe mbështetjen e përzemërt të ofruar nga vendet e tjera në kujdesin ndaj pacientëve më të sëmurë të lënduar nga zjarri në Koçan.
Kjo mënyrë e organizimit, sipas tyre, është vendimtare që pacientët të kenë një shans real me kujdes mjekësor të duhur dhe shumë profesional për të kapërcyer gjendjen e vështirë shëndetësore në të cilën ndodhen.
Ata vlerësojnë se mbështetja që marrim nga vendet e tjera, si për kujdesin ndaj pacientëve, ashtu edhe për ekspertizën mjekësore, së bashku me punën e përkushtuar të mjekëve tanë, është më e rëndësishmja në këtë kohë për të parandaluar rritjen e numrit të vdekjeve tragjike.
Gjithashtu Oda e Mjekëve apelon që të respektohen protokollet mjekësore për trajtimin dhe mbrojtjen e këtij lloji të pacientit, të cilat parashikojnë izolim dhe ndalim të vizitave.
“Duhet të kihet parasysh se këta pacientë kanë përfshirje multisistemike të trupit dhe rrezik të shtuar të infeksioneve. Çdo kontakt shtesë me të huajt, drejtpërdrejt, seriozisht mund të rrezikojë shëndetin e tyre. Prania e civilëve në mesin e këtyre pacientëve gjithashtu mund të shkaktojë stres dhe ankth të panevojshëm, si dhe të pengojë punën e personelit mjekësor”, thonë nga atje./Telegrafi/
The post Oda e Mjekëve: Shëndeti i të lënduarve nga zjarri në Koçan duhet të jetë prioritet appeared first on Telegrafi.