Dy punonjës të Odës së Mjekëve janë pozitive me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Oda e Mjekëve konfirmoi që të punësuarit nuk ishin të infektuar në punë por në ahengje private. Ata nuk erdhën në punë për 10 ditë dhe shfrytëzuan pushimet e tyre vjetore.
“Pas marrjes së informacionit se dy punonjës janë pozitivë, ndërsa në bashkëpunim me ISHP-Shkup, pas anketimit dhe testimit epidemiologjik, të gjithë punonjësit janë me rezultat negativ dhe me rrezik të ulët. Oda e Mjekëve nuk ka ndërprerë punën dhe vazhdon të funksionojë pa probleme”, thuhet në deklaratën e Odës së Mjekëve.
Në Odën e Mjekëve është bërë dezinfektim i plotë, megjithëse ata nuk erdhën në punë./Telegrafi/
The post Oda e Mjekëve-Maqedoni: Dy mjekët me coronavirus janë infektuar në ahengje private appeared first on Telegrafi.