
OBRM-Popullore thotë se propozimi francez ka shumë elemente që janë në interes të Maqedonisë së Veriut
Nga partia e Ljube Boshkovskit vlerësojnë se propozimi është i dobishëm për tejkalimin e vetos dhe vazhdimin e integrimit evropian të vendit.
“Në të njëjtën kohë u bëjë thirrje të gjithë ata që kritikuan propozimin francez të mos e hedhin në atmosferë por të kritikojnë konkretisht pjesët që ata i konsiderojnë që nuk janë në interes të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë mënyrë do të demonstrojnë se së paku e respektojnë propozimin francez”, thuhet në deklaratën e partisë.
Edhe presidenti i Bullgarisë fqinje, Rumen Radev, tha sot se propozimi francez aktualisht është më i miri për tejkalimin e mosmarrëveshjes mes dy vendeve./Telegrafi/
The post OBRM-Popullore: Propozimi francez ka shumë elemente që janë në interes të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.