
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, zyrtarisht ka propozuar nismë për anulimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë.
Nisma e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, e kombinuar me mbi 100 mijë nënshkrime, është futur në procedurë parlamentare.
Ivanka Vasilevska nga kjo parti, tha se e kanë parashikuar kaosin në procesin e regjistrimit.
“Këtij vullneti të dikujt duhet t’ia pengojmë rrugën dhe të mos lejojnë regjistrim kriminel dhe të dhunshëm. Ky kaos që na ndodh në lidhje me regjistrimin e paralajmëruam dhe e parashikuam që nga fillimi”, tha ajo.
Nga partia opozitare maqedonase thonë se nuk janë kundër regjistrimit, por janë kundër që ai të mos zhvillohet mbi normat aktuale ligjore./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM zyrtarisht dorëzon nismë për anulimin e regjistrimit appeared first on Telegrafi.