OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se me mbajtjen e procesit të regjistrimit, do ta çojë vendin në zjarr epidemik.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në kushte të pandemisë, të gjitha vendet evropiane e kanë anuluar procesin e regjistrimit.

“Zaevi e çon Maqedoninë në zjarr të pakontrolluar epidemiologjik, vetëm për kapriço dhe politika të tij. Ky nuk është më operacion statistikor, por politik i Zaevit, i cili është totalisht jashtë realitetit”.

“Të rikujtojmë që 5.500 regjistrues do të duhet të hyjnë në çdo shtëpi. Një numër i madhe prej tyre mund të jenë asimptomatik dhe të infektojnë persona të sëmurë kronikë ose të moshuar dhe pasojat të jenë fatale”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy