OBRM-PDUKM: Zaev pa u konsultuar me partitë politike kërkon shtyrje të zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Zaevi frikësohet nga ballafaqimi me qytetarët për shkak se e ka të qartë gjykimin e popullit.

“Për këtë shkak, pa konsultim me partitë tjera politike kërkon shtyrje të zgjedhjeve lokale nga mesi i muajit tetor. Kjo është në kundërshtim me praktikën e deritashme, por edhe shkelje e Kushtetutës ku në mënyrë të qartë vërtetohet se mandati i kryetarëve të komunave skadon para datës që Zaev e ofron si datë të mundshme për zgjedhje lokale”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se arsyetimi se shtyhet data për shkak të regjistrimit të popullsisë nuk mban, për arsye se, siç thonë nga OBRM-PDUKM, regjistrimi mund të shtyhet për nëntor dhe me këtë do të respektohet Kushtetuta.

“LSDM dhe Zaev para disa ditëve në opinion deklaronin se zgjedhjet lokale dhe regjistrimi janë procese që pa probleme mund të ecin në mënyrë paralele, ndërsa Zaev tani flet krejtësisht tjetër. Zaev ndryshon qëndrimi nga sot për nesër, dhe kjo s’është diçka e re”, thonë nga kjo parti./Telerafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Zaev pa u konsultuar me partitë politike kërkon shtyrje të zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy