Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev e keqpërdor procedurën me flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës”.

“Zaev dëshiron ta shtyjë tatimin e krizës prej 4.13 denarëve për çdo litër përmes të ashtuquajturës procedurë kuvendare me flamur evropian, me të cilën shkurtohet mundësia për debat në Kuvend”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaev e din se në procedurë të rregullt OBRM-PDUKM do të bllokojë këtë politikë të dëmshme që në vjet do të kushtojë 54 milionë.

“Keqpërdorimi i flamurit evropian devalvon edhe vet procedurën dhe qëllimin e saj. Zaev me të ashtuquajturin tatim godet bujqit, transportuesit, mullistët, taksistë, Zaev godet popullin”, thonë nga kjo parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev ta tërheqë këtë Propozim-ligj duke thënë se ky ligj do të shqyrtohet pas ardhjes së OBRM-PDUKM-së në pushtet./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Zaev keqpërdor flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës appeared first on Telegrafi.