OBRM-PDUKM: Zaev dëshiron zgjedhje ku do të rrezikohej shëndeti i qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë Zoran Zaevin se kërkon zgjedhje që do të rrezikoheshe jeta e qytetarëve.

“Zoran Zaev dëshiron zgjedhje që do të rrezikohej jeta e qytetarëve, pa mision vëzhgues dhe pa pastrim të listës. Përgjegjësia e zgjedhjeve të tilla është tek Zaevi, por edhe kriza që vjen me ato. Zoran Zaev mendon se në këtë mënyrë do të ikë nga përgjegjësia për krimin. Zaev nuk është në gjendje të sigurojë asnjë kusht për zgjedhje”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje theksojnë se Zaevi është shkaktar për kulmin e dytë të coronavirusit për shkak të fillimit të fushatës parakohe.

Nga atje shtojnë se është koha për vetëdijesim, ndërsa Stevo Pendarovski të shpall gjendje të jashtëzakonshme./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Zaev dëshiron zgjedhje ku do të rrezikohej shëndeti i qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy