Sot në Shkup në afërsi të Lumit Vardar u vizatuan 4.108 zemra nga OBRM-PDUKM si aksion për të rikujtuar viktimat nga coronavirusi. Nga OBRM-PDUKM kërkojnë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Edhe sa zemra duhet të ndalojnë që minitri Filipçe të ndjejë përgjegjësi me mijëra nëna, baballarë, djem dhe bija që i humbën më të afërmit duke pritur vaksina, duke pritur shtretër të lirë, barna më të lira dhe terapi të duhur që të shërohen nga COVID-19”, tha Filip Gjorçev nga OBRM-PDUKM.
Sipas tij, Zaev dhe Filipçe janë fajtorët kryesorë për menaxhimin e dobët të krizës epidemike.
“Në vend se të kërkojnë vaksina dhe shërbime cilësore në kohë, ata na ofrojnë karantinë, orë policore dhe frikë”, tha ai./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM vizaton 4.108 zemra për viktimat nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.