
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.
Nga kjo parti thonë se në Maqedoni ka arritur vala e tretë e virusit COVID-19, por qytetarët akoma nuk kanë vaksina.
“Vala e tretë, ndërsa Filipçe dhe Zaevi nuk bënë asgjë për të organizuar sistemin shëndetësor, por u kujdesën për provizionet. Vala e parë pa pajisje për mbrojtje personale, pa teste, pa ilaçe adekuate, vala e dytë pa shtretë spitalor, pa teste, ndërsa vala e tretë sërish nuk ka shtretër dhe teste të mjaftueshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Opozita kërkon përgjegjësi për rrezikim të shëndetit publik të qytetarëve./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Vala e tretë e virusit në Maqedoni, akoma nuk ka vaksina appeared first on Telegrafi.