“Qytetarët janë duke pritur pasi Qeveria është duke funksionuar me lidhje për procesin e vaksinimit” thonë nga OBRM-PDUKM-ja, duke akuzuar LSDM-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për procesin e vaksinimit.
Nga partia opozitare maqedonase janë duke e akuzuar ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, duke thënë se në Maqedoni vaksinimi bëhet me lidhje dhe njoftësi.
“Janë duke u vaksinuar ata që njihen me qeverinë dhe kabinetin e ministrisë së shëndetësisë dhe kjo e vonon vaksinimin për personat në nevojë për vaksinim” thonë nga OBRM-PDUKM-ja. /Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Vaksinimi me lidhje po vonon procesin appeared first on Telegrafi.
Advertisement