Zoran Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM edhe pas gjashtë muajve prej se është paraqitur koronavirusi, nuk kanë strategji si të përballen me Covid-19 dhe pasojat të cilët dolën nga kjo krizë, thonë nga OBRM-PDUKM.

Zaev dhe LSDM nuk sigurojnë kurfarë mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, as nuk ofrojnë ndonjë siguri apo dalje nga situata.

Numri i të sëmurëve është mbi 11 mijë apo pothuajse gjashtë herë më i madh nga parashikimet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Numri i personave të vdekur tejkaloi 500. Edhe krahas kësaj kompetentët as nuk e dinë se çka është kjo që po ndodhë tani, as ndërkaq çka pason në vjeshtë. Vështirë gjenden edhe me klasterët.

Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM nuk dinë as si të përballen me pasojat nga koronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më pak se 30 ditë fillon viti shkollor dhe nuk ka plan as për procesin arsimor. Fëmijët dhe prindërit nuk e dinë nëse do të fillojë viti shkollor me prani fizike dhe nëse është ashtu, si do të zhvillohet mësimi apo ndërkaq procesi arsimor do të zhvillohet online, thonë nga OBRM-PDUKM.

Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM dinë vetëm një gjë – si t’u shkaktohet dëm qytetarëve dhe shtetit.

“Nevojiten hapa të qartë dhe stabil për t’u stabilizuar situata. Nevojiten politikanë të cilët do të dinë si të përballen me atë, e jo politikanë të cilët e gënjejnë dhe vjedhin popullin e vet” përfundojnë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM thotë se LSDM nuk ka strategji për tu përballur me pandeminë COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";