Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM sot organizon protestë për mbështetjen në BE, për Maqedoninë dhe për Goce Dellçevit.

Protesta është paralajmëruar në orën 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe do të përfundojnë para Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonbë se kjo është një protestë e qetë dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkëngjiten në protestë.

“Goce Dellçev është një nga figurat më të ndritshme. Ai është pjesë e identitetit dhe linjë e kuqe për dinjitetin tonë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se në bisedimet me fqinjin lindor, Qeveria e Zaevit bisedon larg syve të opinionit për figurën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, OBRM-PODUKM javën e kaluar protestoi kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, si pjesë e protestave që u paralajmëruan për stinën e vjeshtës./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM sot proteston për Goce Dellçevin appeared first on Telegrafi.