OBRM-PDUKM sot do të merr pjesë në protestën për lirimin e të dënuarve të 27 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM sot në ora 11:00 do të protestojë para Qeverisë, ndërsa kryetari i saj, Hristijan Mickoski bëri thirrje për masivitet.

Protesta organizohet nga disa organizata maqedonase nën sloganin “Demokraci në Maqedoni dhe liri për mbrojtësit e Kushtetutës”.

Krahas OBRM-PDUKM-së, protestën e kanë mbështetur edhe “Maqedonia e vetme”, Integra, dhe Podem.

“Edhe një ditë burgim padrejtësisht është i rëndë si një vjet. Maqedonia nuk duhet t’i harrojë djemtë e saj. Liri për mbrojtësit e Kushtetutës dhe përkrahje për protestën gjithpopullore. E diel, ora 11:00 para Qeverisë”, shkroi Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM sot do të merr pjesë në protestën për lirimin e të dënuarve të 27 prillit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy