Institucionet janë plotësisht jo funksionale, sepse interesi i parë dhe i vetëm i Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë është pasurimi personal. Kjo është arsyeja pse ka kaos dhe pasiguri, ndërsa dy javë para fillimit të vitit shkollor, qindra mijëra familje nuk e dinë nëse dhe si do të organizohen orët e mësimit, reagon OBRM-PDUKM.

“Situata me coronavirus është shqetësuese. Raste dhe vdekje të reja raportohen çdo ditë. Edhe më shqetësuese është sjellja dhe indiferenca e qeverisë ndaj situatës së përgjithshme.

Po hapen grupime të reja, siç është situata në spitalin psikiatrik në Demir Hisar.

Numri i rasteve aktive është 3.021 qytetarëve me coronavirus. Në gusht, Maqedonia është radhitur lartë në listën e vendeve që kanë numrin më të madh të të infektuarve për njëqind mijë banorë me 594 raste, shumë më larg se disa vende të rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sistemi i kujdesit shëndetësor nuk funksionon me pushtetin e LSDM-së, kushtet në spitale dhe mënyra se si trajtohen pacientët janë të mjerueshme, qytetarët që janë negativë futen në izolim ose karantinë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Situata me coronavirus është shqetësuese, raste dhe vdekje të reja raportohen çdo ditë appeared first on Telegrafi.