Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet për një ditë të vetme në Maqedoni ka 20 të vdekur nga coronavirusi.
“Filipçe është i aftë vetëm për rekorde të zeza. Numri i të infektuarve të rinj është falë paaftësisë së Filipçes dhe është 40% nga numri i përgjithshëm i të testuarve”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se me Filipçen Maqedonia ka më shumë të infektuar dhe të vdekur dhe se pas Luftës së Dytë Botërore deri sot Maqedonia nuk mban mend aq vdekje.
“Maqedonia po ballafaqohet me vdekshmërinë nga COVID-19 për shkak se Filiçe çoi sistemin shëndetësor në dy gjunjë. Filipçe dhe Zaevi dëshmuan se mund të jenë fabrikë e vdekjes. Filipçe dhe Zaev nuk mund të bëjnë asgjë për qytetaët. Për këtë shkak duhet dorëheqje”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM sërish kërkon dorëheqjen e ministrit Venko Filipçe appeared first on Telegrafi.