
Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev i cili organizoi zgjedhje talebane, tani edhe në mënyrë talebane nënshkruan”.
Sipas tyre, Zaev e keqpërdor flamurin evropian gjatë miratimit të Ligji për regjistrim të popullsisë dhe se ky ligj nuk duhet të harmonizohet me ligjet e BE-së dhe se nuk duhet të përdoret flamuri evropian.
“Regjistrimi zbatohet si marrëveshje politike, dhe jo si operacion statistikor. Qeveria i çon punët të gjithë punët pa u konsultuar me opozitën. Deri tani nuk kanë thënë se në çfarë metode duan ta zbatojnë regjistrimin e popullsisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se sipas mënyrës se si LSDM dëshiron ta zbatojë regjistrimin e popullsisë mund të dalin edhe tre milionë banorë.
“Shtyrja e regjistrimit me fuqi është e kobshme për shtetin. Pikërisht për regjistrim që planifikon LSDM, OBRM-PDUKM do të pranojë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: S’do të pranojmë një regjistrim të tillë appeared first on Telegrafi.