OBRM-PDUKM reagon ndaj intervistës së Zaevit: Ai është politikan tranzicioni dhe me të s’ka të ardhme evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM reagon ndaj intervistës së Zaevit: Ai është politikan tranzicioni dhe me të s’ka të ardhme evropiane

OBRM-PDUKM ka reaguar nëpërmjet një njoftimi ndaj deklaratës së Zoran Zaevin duke thënë se “OBRM-PDUKM fitoi në 41 komuna dhe fitoi më shumë deputetë se sa LSDM pa partnerin e koalicionit Besa”.

“Qeveria e Zaev do të thotë fundosje shtesë e ekonomisë dhe krizë shtesë në shëndetësi, gjëra që Zaev dhe LSDM-ja e dëshmuan se nuk nuk dinë as mund të menaxhojnë. OBRM-PDUKM është partia që fitoi mbështetjen e popullit dhe që do të menaxhojë me të gjitha sfidat”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë shteti pas shtatorit nuk ka para dhe se kjo duhet të merr fund.

Lexo po ashtu:

Zaev: Në gusht Qeveria e re, do të koalicionojmë me partitë që janë për koncept evropian

Advertisement

“Zaevi është mbetja e fundit e tranzicionit dhe duhet të mposhtet, për shkak se politikan të tillë, Maqedonia nuk ka të ardhme evropiane”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Zaev është kundër vlerave evropiane.

Sipas tyre, për këto tre vite u dëshmua se Zaev s’ka pasur suksese ekonomike, as drejtësi dhe as luftim të korrupsionit./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM reagon ndaj intervistës së Zaevit: Ai është politikan tranzicioni dhe me të s’ka të ardhme evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy