OBRM-PDUKM ka vazhduar serinë e akuzave për keqpërdorime në sferën e shëndetësisë.

OBRM-PDUKM duke u thirrur në Raportet e Revizionit, pretendon se ka fakte lidhur me pritjet e qytetarëve për muaj të tërë për rezonancë magnetike, edhe pse, sic thonë, për këtë nuk ka nevojë.

Sipas tyre, krahas dyfishimit të numrit të aparateve për rezonancë magnetike gjatë periudhës 2017 – 2022, numri i kontrolleve nuk është rritur dhe të njëjtët janë të pashfrytëzuar.

“Numri i kontrolleve sipas aparateve në Maqedoni është larg mesatares evropiane. Ndryshe, një aparat mesatarisht ka 2.800 kontrolle vjetore, kurse mesatarja evropiane është nga 4.000 deri në 9.000. Kur kemi numër kaq të vogël të kontrolleve, pritet që të paktën të jenë të shpejta dhe pa pritje, por gjatë viteve të kaluara, realiteti ishte krejtësisht ndryshe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë kanë bërë LSDM-BDI në shëndetësi?

Në sistemin për termine, me vite kanë futur më pak termine, si pasojë e defektit të aparateve dhe si pasojë e kuadrit jo mjaft të trajnuar. Kurse pacientët kanë qenë ata që kanë vuajtur dhe nuk kanë marrë shërbime. Raporti i ESHR pasqyron gjithë paaftësinë e LSDM-BDI në menaxhimin me institucionet shëndetësore dhe përse shëndetësia është në kolaps” – thonë nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Raporti i Revizionit tregon se BDI dhe LSDM nuk kanë ditur të udhëheqin me shëndetësinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";