OBRM-PDUKM: Ranë në ujë paralajmërimet për rritje të shumicës nga LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka reaguar pas zgjedhjes së Qeverisë së re, mbrëmë në Kuvend.

Nga OBRM-PDUKM thonë se dje ranë në ujë paralajmërimet për rritje të shumicës nga LSDM.

“Qeveria e pionit të Zaevit, Kovaçevski, u zgjodh me 62 deputetë, të cilët i kanë pasur deri tani. Zaev po mundohet të ndërtojë urë përmes Kovaçevskit, për kalim të heshtur dhe heshtje të krimeve të tij, por prapë nuk do t’ia dalë sepse do të vijë gjykata e popullit dhe institucionet e departizuara gjyqësore”.

“Ky shans i vjedhur do t’i kushtojë shtrenjtë Kovaçevskit dhe Zaevit në zgjedhjet e ardhshme, kudo që të jenë do të ketë përgjegjësi, nuk ka shpëtim. LD, RDM dhe PLD kanë dëshmuar se janë varëse të pushtetit. Se ata janë mbrojtës të krimit të BDI-së dhe LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Ranë në ujë paralajmërimet për rritje të shumicës nga LSDM appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy