OBRM-PDUKM: Qeverisja LSDM-BDI la pasoja të përhershme në funksionimin e sistemit shtetëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Qeverisja shtatëvjeçare e LSDM-së dhe BDI-së la pasoja të përhershme në funksionimin e sistemit. Ata gradualisht dhe sistematikisht shkatërruan çdo pore të jetës shoqërore, duke vendosur një sistem të ri të krimit dhe korrupsionit. Një nga sektorët që ka pësuar më shumë nga kjo qeverisje shtatëvjeçare është gjyqësori. Për shtatë vite me radhë, gjyqtarë dhe prokurorë, si në një ‘casting’, janë përzgjedhur në Strumicë, drejtpërdrejt nga Zoran Zaevi. Tani po këta njerëz të Zaevit, të vendosur në karriget e gjyqësorit dhe prokurorisë, shpërndajnë padrejtësi ose e shesin atë”, thanë sot nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.

Nga partia theksojnë: “Ky sistem gjyqësor me njerëzit e Zaevit është i hapur, ashtu siç ishin të shpallura edhe ‘pupat’ e tij. Më të fundit që e vërtetojnë këtë janë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Ata para disa ditësh mbajtën mbledhje dhe morën vendim me të cilin arsyetojnë vendimin e një gjyqtari, i cili dha një dënim prej dy vitesh burg për një shofer që ka vrarë një vajzë të re e cila po kalonte në mënyrë të rregullt në vijat e bardha.”

“Ky gjyqësor i ‘lulëzuar’ sipas shembullit të pupave të Zaevit mbjell mosbesim dhe vret shpresën tek qytetarët se drejtësia është e mundur në Maqedoni, sepse sipas këtij sistemi një jetë e re e humbur në një kalim për këmbësorë vlen vetëm dy vjet burg, ndërsa për disa qebapë të vjedhur jepen pesë vjet dënim. Pikërisht këto vendime të pamenduara dhe të pajustifikuara nga opinioni i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ishin arsyeja pse atyre iu votua mosbesimi nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë. Të gjithë këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor janë njerëz të Zaevit, të zgjedhur gjatë kohës së qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Dhe po këta, në vend që të japin dorëheqje pas interpelancave të miratuara, vazhdojnë të shpërndajnë dhe të arsyetojnë padrejtësinë, shkelin drejtësinë dhe me këtë e rrënojnë dhe e shkatërrojnë shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Qeverisja LSDM-BDI la pasoja të përhershme në funksionimin e sistemit shtetëror appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy