OBRM-PDUKM: Qeveria të tregojë se çka është dakorduar në Komisionin për Histori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Heshtje e plotë nga qeveria dhe administratori Kovaçevski për negociatat me Bullgarinë dhe Kiril Petkov për komisionin për histori. Çfarë ka përfunduar, siç njofton pala bullgare në komision dhe cili është momenti i ri në negociatat në këtë komision, pyesin nga OBRM-PDUKM.

“Të gjitha informacionet që arrijnë deri te opinioni në Maqedoni janë nga qeveria bullgare apo nga ndonjë komision. Dje mund të shihnim një triumf të plotë nga ana e palës bullgare në komisionin për histori për figurën historike Car Samueli.

Përderisa në Bullgari ka triumf, qeveria e Kovaçevskit thotë se mbledhja e komisionit të përzier ka kaluar në një atmosferë të shkëlqyer, pa asnjë informacion të kërkuar nga opinioni në Maqedoni.

Nga qeveria e Maqedonisë ende nuk ka përgjigje se çfarë është ende duke u negociuar dhe cili është rezultati i këtyre negociatave.

Advertisement

Heshtja ngre një dyshim të madh se negociatat po zhvillohen në dëm të Maqedonisë, popullit maqedonas dhe interesave kombëtare maqedonase. Çfarë marrëveshje është duke u përgatitur dhe pse Kovaçevski ende hesht?”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Qeveria të tregojë se çka është dakorduar në Komisionin për Histori appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy